×
Secondary Adv

Ja kush jane qytetet qe jane krijuar vetem per te terhequr turistet

Share on Google+

Sado që një destinacion turistik mund të jetë perfekt, gjithmonë ambicia njerzore kërkon më shumë. Prej mijëra vitesh vendet kanë qënë në sfidë me njëra - tjetën për të krijuar vepra unike dhe për të tërhequr vëmendjen e turistëve.  Disa prej këtyre vendeve funksionojnë si destinacione mjaft të njohura turistike.


Disa prej këtyre qyteteve janë:

Atlantic City, SHBA

Atlantic City është themeluar nga tre qytete në vitin 1854 nga zhvilluesit që vinin në këtë zonë për të ndërtuar hotele. Që nga 1874 ai ka tërhequr një numër të madh vizitorësh rreth 500,000 turistë ne vit. Megjithatë  në dekadat e fundit ai përjetoi një rënie të numrit të vizitorëve.


Las Vegas, SHBA

Askush nuk e kishte menduar që qyteti, i cili gjendej në mes të shkretëtirës të Bregut Perëndimor do të ishte një nga qytetet më të vizituara të botës. Qyteti u themelua në vitin 1905 dhe 24 vjet më vonë, pas legalizimit të lojërave të fatit ai mori një zhvillim të madh. Aty gjenden një numer i madh kazinosh, restorantesh të klasit të parë, hotele me 5 yje dhe forma të ndryshme argetimi, të cilat përshtaten për të gjitha moshat nga 3 deri në 93. 

KanKun, Meksikë

Kankuni është një nga destinacionet më të vizituara sot në botë. Aty kalojnë pushimet edhe njerëz të famshëm Selena Gomez, Adam Sandler dhe Seth Rogen. Por 45 vjet më parë, ku sot shtrihet ky qytet nuk kishte asgjë, por vetëm rërë. Sot këtu ndodhen rreth 200 hotele. Qeveria meksikane jep fonde jo vetëm për zhvillim e kësaj zone por edhe për ndërtimin e disa hoteleve të mëdha me qëllim për të bërë atë një destinacion turistik botëror.


Qyteti Thames, Kinë

Thuhet se për ndërtimin e qytetit tëThames në Kinë janë shpenzuar 765 milion dollare dhe përfundoi në vitin 2006. Ai ndodhet 30 kilometër larg Shangait dhe kryesisht vizitohet nga njerëz të shtresës së mesme, si edhe nga të sapomartuarit. Statujat prej bronzi të James Bond dhe Winston Churchill janë dy nga tërheqjet turistike, ndërsa qindra shtëpi janë të dizajnuara duke imituar arkitekturën viktoriane, gjeorgjiane dhe Tudor.


Benidorm, Spanje

Benidorm deri në vitin 1950 kur u ideua si një destinacion turistik ishte vetëm një qytet i vogël peshkimi në Mesdheun perëndimor. Benidorm është një nga destinacionet turistike më të suksesshme në Spanjë. Pas industria e peshkimit filloi të ketë probleme, qeveria spanjolle vendosi për ta kthyer atë në një vend pushimi. Që atëherë ky qytet eshtë bërë një destinacion jashtëzakonisht popullor me miliona turistë dynden atje çdo vit.

Baiae, Itali

Dy mijë vjet më parë Baiae, një qytet në Gjirin e Napolit ishte ndërtuar për të tërhequr pushuesit e pasur nga Roma. Por më 1500, qyteti u braktis për shkak të malaries. Për shkak të aktivitetit vullkanik, Baiae gradualisht u zhduk nën ujë, edhe pse disa prej mbetjeve mund të shihen ende.


Dubai, UAE

Tridhjetë vjet më parë, pothuajse gjithë Dubai ishte një shkretëtirë, por që nga viti 2013, ai u be një nga 7 qytetet më të vizituar në botë.
Në fillim të viteve 1900, vendndodhja e tij e bëri atë një port të rëndësishëm për tregtinë me Iranin. Ai u bë akoma më i rëndësishëm me zbulimin e naftës në 1960, pasi u bë destinacioni kryesor për shumë kompani botërore. Të ardhurat u investuan në infrastrukturë për ta bërë atë nga një vend të panjohur ku thjesht peshkohej në një vend turistik mjaft të reëndësishëm sot. Dubai ka 70 qendra tregtare, duke përfshirë edhe qendrën më të madhe tregëtare në botë.


Më të lexuarat